Arsyetimi

Interneti është shndërruar në vegël për komunikim dhe ndërlidhje me një rëndësi të madhe për shekullin XXI. Fakti që disa miliard njerëz e shfrytëzojnë Internetin mund të llogaritet që Interneti paraqet fenomen i cili ka dimensionet e revolucionit.
Zhvillimi i shpejtë i teknologjive të Internetit na mundëson qasje të pakufizuar deri te informatat që ekzistojnë, vazhdimisht krijohen dhe në një farë mënyre nga ngarkojnë. Interneti e ndryshon mënyrën se si ne lidhemi me të tjerët dhe me tërë botën. Sot, ne kemi qasje deri te njerëz dhe informata te të cilat më herët asnjëherë nuk kemi mundur që të arrijmë. Gjyshet dhe gjyshërit janë në kontakt me nipërit dhe mbesat e tyre. Nga Toka ne jemi në gjendje që të komunikojmë me astronautët; mund që drejtpërsëdrejti të shohim emetime të ekspeditave që kryejnë hulumtime në vende relativisht të largëta nga civilizimi ynë; lloje të rralla të kafshëve dhe bimëve të cilat ndodhen në vende të paarritura për njeriun, procese dhe ngjarje në mjedise jomikpritëse për njeriun; mund që drejtpërsëdrejti të shohim paraqitjen e yjeve të cilat na mahnitin; të luajmë online lojëra; të argëtohemi.
Nga ana tjetër, asgjë nuk mund të jetë 100% e mbrojtur dhe e sigurt, andaj për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm për rreziqet në të cilat jemi të ekspozuar gjersa jemi në linjë. Ekzistojnë një mori provokimesh të cilat Shoqëria e sotshme Informatike i vendos përpara nesh: informata të rrejshme, ndjekje online, maltretim online (online bullying), gënjeshtra të Internetit (Internet dumping - qasje deri te të dhënat nëpërmjet adresave të fshehta me harxhime të fshehura), shkelja e të drejtës së pronësisë intelektuale, prishja e privatësisë të të dhënave personale, vjedhja e identitetit, lloje të ndryshme të viruseve kompjuterike dhe shumë e shumë të tjera.
Për të bërë një preventivë ndaj rreziqeve në të cilët janë të ekspozuar shfrytëzuesit e Internetit, shfrytëzimi etik i teknologjive të Internetit është e një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë shfrytëzuesit e Internetit. UNESKO ndërmori veprime prej pionieri në këtë fushë dhe zhvilloi dokumentet thelbësore: “Kodi etik për shoqëri informatike” dhe “Implikimet etike që rrjedhin nga teknologjia që vjen: Anketë”.

EN  |  MAQ  |  SHQ 


Logo UNESCO & Logo IFAP

Ky projekt implementohet me mbështetjen financiare të UNESKO-s, në kuadër të Programit Ndërqeveritar - Informata për të gjithë.