Aktivitete
- Krijimi i ekipit projektues;
- Zhvillimi i planit aksionar;
- Organizimi i kampeve - krijimi i bërthamës së të rinjve të cilët do ta kalojnë kohën së bashku, do të shoqërohen, do të shkëmbejnë ide dhe do të japin udhëzime në zgjerimin dhe tejkalimin e aktiviteteve projektuese: si të arrihet deri te informatat; si të shfrytëzohen informatat dhe të komunikohet online në mënyrë efektive (net - etika); cilat janë kërcënimet online si të dallohen dhe mënjanohen; si të shfrytëzohen online veglat e ndryshme dhe rrjetet sociale në mënyrë të sigurt dhe të mbrojtur; shfrytëzimi i pajisjeve të internetit për komunikim dhe koncepti projektit “Të mësuarit e bazuar” për zhvillim të mëtutjeshëm personal; në pajtueshmëri me publikimet e UNESKO-s “Implikimet etike te teknologjitë bashkëkohore: A Hulumtimi”; mbrojtja e privatësisë, siguria e fëmijëve, pjesëmarrje e personave me invaliditet; rëndësia e rolit të UNESKO-s në dimensionin etik të shoqërisë informatike; Kodeksi i etikës për shoqëri informatike.
- Diseminimi i njohurive, aftësive dhe qëndrimeve të fituara në mjediset e tyre për ndërtimin e kapaciteteve lokale / nacionale;
- Tejkalimi i bashkësive lokale;
- Grumbullimi i përbashkët dhe publikimi i përvojave të mira të fituara për mjedis të mbrojtur dhe të sigurt për të rinjtë;
- Zhvillimi i web-faqes me përmbajtje të projektit, shtojca dhe krijime të të rinjve, rezultate, rekomandime, përmbajtje për të rinj, për atë se si duhet bërë interneti një vend i sigurt dhe i mbrojtur për ta.